Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici i shumëkërkuari nga SPAK
Vetëdorëzohet në polici N. Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, i kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Vënia e tij në pranga u bë pasi ndaj N. Shahini alias Drazhi, Gykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest në burg.
Sipas SPAK, grupi ku ai bënte pjesë ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe ka trafikuar në total 8.1 ton drogë, si kokainë e kanabis.
Droga transportohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.
KOHA JONË SONDAZH

