Trageti Ancona-Durrës në mes të detit, pëson difekt
Aktualitet E Shtunë, 10 Korrik 2021 23:41
Një trageti i linjës Ancona-Durrës ka pësuar një defekt në motor duke mbetur i bllokuar në det.
Defekti ndodhi gjatë kohës që trageti ishte në ujërat italiane. Raportohet se aktualisht ai po lundron me shpejtësi të reduktuar. Trageti është nisur mbrëmë në orën 19:00 dhe duhet të mbërrinte në Durrës ditën e sotme në mbrëmje.
Si pasojë e defektit, ai parashikohet të mbërrijë ditën e nesërme në mëngjes.

