Trageti Ancona-Durrës sulm me thika dhe të plagosur

Trageti i linjës Ankona-Durrës është shndërruar në një arenë konflikit, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë fizike mes pasagjerëve.

Sipas policisë së Durrësit, Altin Hakami 36 vjeç nga Mitrovica me banim në Londër ka plagosur me thikë një 28 vjeçarin V.M nga Mali i Zi, i cili ishte personel i tragetit. Për pasojë, i plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë,në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu gjatë konfliktit janë plagosur lehtë edhe dy shtetas të tjerë nga Mali i Zi, personel të tragetit Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç dhe një shofer kamioni nga Maqedonia, Viktor Krstevski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë konflkitit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetësja L. Hakami 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal  Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit nga Kosova, Altin Hakami 36 vjeç gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

1-Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni;
2-Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni;
3-Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e Zi;
4-Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

”Plagosja e rëndë me dashje”parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Altin Hakami;

”Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Dalibor Jovanoviç, Viktor Krstevski, Dragan Kovaçeviç dhe Dragisa Gogiç

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?