Trageti drejt Brindizit. Po evakuohen edhe pjesa që ka mbetur

Pas me shumë se 24 orësh në det të hapur e në temperatura të ulëta, trageti italian “Norman Atlantic” me pjestaret e mbetur ne traget po tërhiqet me rimorkiator drejt brigjeve të Brindizit. Ky vendim është marrë një orë pas mesnate (01:00 e së hënës) nga ekipi i koordinimit të shpëtimit në Brindisi të Italisë. Kjo bëhet për shkak se deti është qetësuar, e njëherësh për t’i paraprirë rikthimit të dallgëve nga moti i paqëndrueshëm që parashikohet këtë të hënë. Trageti po tërhiqet nga 3 rimorkiatorë ndërsa rreth tij ndodhen anijet e shpëtimit dhe helikopterët për çdo avari të mundshme. 

Mesohet se Bari, Brindizi e zona perreth eshte ne gatishmeri nga ana mjeksore per te pasagjeret te cilet shumica jane ne gjendje shume te rende shendetsore e psikologjike nga tmerri qe kane kaluar tash 24 ore.

SHKARKO APP