Trageti në flakë, Kodheli: 300 pasagjerë jane ende për tu shpëtuar

Makthit të aksidentit detar i kanë shpëtuar deri më tani vetëm 170 pasagjerë, nga 465 që gjendeshin në bordin e anijes “Norman Atlantic”.

Personat e shpëtuar janë transportuar përmes helikopetërve luftarakë italianë. Në mesin e tyre është dhe një nga 25 shqiptarët që gjendeshin në bord.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, në një lidhje telefonike nga Durrësi tha se drejtimin e operacionit e ka marrë pala italiane dhe në orët në vijim do të vendoset se ku do të ankorohet anija.

“Anija luftarake “Butriti” ndodhet akoma pranë tragetit që u përfshi në flakë, të cilin era dhe dallgët e kanë shtyrë rreth 25 milje larg Vlorës dhe 40 milje larg Durrësit. Deri në këto momente janë evakuar 170 pasagjerë me mjetet e forcave ajrore italiane, nga 465 pasagjerë që ka brenda trageti.

Shteti itaian dhe FA italiane janë duke vlerësuar situatën. Ekspertët janë italianë, grekë por në bashkëpunim të ngushtë me ekipet shqiptare po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së tragetit në brigjet e Italisë, Brindisi, ose në brigjet shqiptare që do jetë Durrësi.

Në orët në vazhdim do të dimë më shumë rreth vendimit që do merret. Reth 300 pasagjerët që janë në tragetin e dëmtuar ndodhen në gjendje relativisht të mirë. Flitet vetëm për një të humbur që është shtetas grek.

Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Brendshme, Shëndetësisë dhe Tranportit ka marrë të gjitha masat për pritjen e pasagjerëve nëse vendimarrja do jetë e tillë. Nëse trageti do afrohet drejt brigjeve shqiptare”.

Ministria e Mbrojtjes tha se do të shtojë mjetet në operacion, nëse do të marrë një këreksë të tillë.

“Patjetër. Kam kontaktuar me homologen italiane dhe atë grek lidhur me një vendimarrje të kësaj situate. Për fat të keq mjetet greke nuk mund të ndërhyjnë në operacion pasi helikopterët nuk mund të ndihen para orës 22:00 të darkës për shkak të kushteve të këqia të motit.

Ata kanë nisur një Fergatë që nuk mund të mbërrijë deri në orën 05:00 të mëngjesit pranë tragetit. Forcat italiane që kanë marrë drejtimin e operacionit janë ato që do marrin vendimin nëse do kenë nevojë për tu asistuar nga anije të tjera luftarake nga FA shqiptare”.

Lidhur me gjendjen e pasagjerëve shqiptarë, Kodheli dha këtë përgjigje:

“Në pozicionin që gjendet trageti është e pamundur të kontaktohet me pasagjerët pasi nuk ka sinjal”.

SHKARKO APP