Tragjedi: Babë e bijë gjenden të pajetë në makinë pas alarmit të familjarëve

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin dytësor Lezhë–Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal. Si pasojë e ngjarjes kanë humbur jetën Anton Keçi, 54 vjeç, dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës. Për disa orë me radhë, familjarët nuk kanë mundur të bien në kontakt me ta, gjë që ka ngritur alarm dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre.

Në këtë kohë, shërbimet e policisë kanë qenë në patrullim në zonë dhe kanë arritur të konstatojnë automjetin e përmbysur në kanal. Brenda tij janë gjetur trupat e pajetë të babait dhe vajzës, duke konfirmuar tragjedinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve, gjetja e automjetit ka qenë e vështirë për shkak të pozicionit të tij dhe faktit që kanali ku kishte rënë ishte i padukshëm nga rruga kryesore. Kjo ka bërë që viktimat të mos zbuloheshin menjëherë pas aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të daljes së automjetit nga rruga, ndërsa ekspertët po punojnë për të sqaruar nëse bëhet fjalë për humbje kontrolli, shpejtësi të lartë apo faktorë të tjerë rrugorë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa familjarët dhe të afërmit janë në gjendje të rënduar emocionale pas konfirmimit të humbjes së dy jetëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?