Tragjedi, djali vret të ëmën dhe plagos rëndë babanë
Aktualitet E Hënë, 24 Gusht 2026 21:57
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së hënës në Krutje të Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake, një person me probleme të shëndetit mendor dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babanë. Pas ngjarjes, autori dyshohet se është larguar nga vendi i krimit. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

