FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedi familjare, 76-vjeçari vret me thikë vëllanë e tij

Një tragjedi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Agonas, Kavajë, ku dyshohet se shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E.Rr, 74 vjeç. Ky i fundit u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?