Tragjedi në Ksamil, një viktimë pas përplasjes me skafin e Policisë Kufitare

Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.

Si pasojë e përplasjes dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë mund të kenë mbetur të plagosur. Viktima është Albiano Kreçi, 20 vjeç, banor i Ksamilit. Forca të shumta policie dhe shërbimet e emergjencës janë angazhuar në zonë.

Mësohet se deri tani ambulancat kanë transportuar të paktën dy persona drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre (Albiano Kreçi) dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?