Tragjedi në lumin Mat, gjendet i mbytur një person, dyshohet ish-oficer i Gardës
Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat, në fshatin Zenisht, pasi është konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet shëndetësore të spitalit të Burrelit, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin e tij drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë.
Viktima është një mashkull rreth 55 vjeç. Sipas dyshimeve paraprake, ai mund të jetë ish-oficer i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku, i cili kohët e fundit raportohej se kishte humbur kujtesën dhe ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

