Tragjedi në Shkodër/ Punonjësi i komunales vdes në pusetën e ujërave të zeza, plagoset tjetri
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër.
Një punonjës i komunales ka vdekur sot në Shkodër dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, pasi kanë rënë në një pustë të ujërave të zeza.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, ndërsa ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.
Viktima është Maliq Selja, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë Gjon Gjoni, i cili eshte transportuar ne spitalin e Shkodrës për mjekim.
Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëses.

