FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedi nga zjarret në Spanjë, të paktën 12 viktima u gjetën të shkrumbuar brenda makinave të tyre

Një zjarr i madh pyjor që shpërtheu në zonën e Los Gallardos, pranë Almerias në rajonin e Andaluzisë, ka shkaktuar të paktën 11 viktima, duke u kthyer në zjarrin më tragjik të regjistruar ndonjëherë në këtë rajon të Spanjës. Autoritetet korrigjuan bilancin fillestar prej 12 viktimash pas verifikimit të të dhënave.

Sipas autoriteteve spanjolle, disa prej viktimave u gjetën të pajeta brenda automjeteve të tyre, ndërsa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve. Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa mbi 1.000 banorë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar qindra efektivë të zjarrfikësve, mjete tokësore dhe ajrore, si edhe Njësia Ushtarake e Emergjencave (UME). Flakët favorizohen nga temperaturat shumë të larta, era e fortë dhe thatësira që kanë përfshirë jugun e Spanjës. Dyshohet se zjarri ka nisur pas rënies së një kablloje elektrike mbi bimësinë e tharë, megjithëse hetimet për shkaqet vijojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe falënderoi ekipet e emergjencës për angazhimin e tyre në përballimin e tragjedisë. Ndërkohë, Andaluzia mbetet në gjendje alarmi për shkak të rrezikut ekstrem nga zjarret, ndërsa vala e të nxehtit vazhdon të përfshijë një pjesë të madhe të Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Wildfire rages in eastern Spain, forcing hundreds to flee

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?