Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri
Tragjedia që i mori jetën një familjeje shqiptare javën e kaluar në Itali ka prekur opinionin publik. Brenda vetëm dy ditësh, mbi 75 mijë euro janë mbledhur në platformën GoFundMe për familjen Kola që ndërruan jetë në mënyrë tragjike në Porcari, në provincën e Luccas, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore. Shuma e mbetur do t’u vijë në ndihmë familjarëve të viktimave në këtë moment të vështirë.
KOHA JONË SONDAZH

