Tragjedia e Norman Atlantic. Shkon në 11 numri i të vdekurve. Nuk dihet fati i 179 të tjerëve

Bilanci i viktimave nga tragjedia e “Norman Atlantic” mund të rritet ndërsa mbetet mister fati i të zhdukurve.

Prokurori i Barit deklaroi sot se në bord kanë qenë 499 persona, ndërkohë nuk dihet fati për  179 persona. Ndërsa rreth orës 15: 50 Marina ushtarake informon se gjeti dhe trupin e pajetë të të tjetër personi.

Shkon në 11 numri i viktimave të tragjedisë së tragetit “Norman Atlantic”. Marina ushtarake informon se anija San Giorgio po lundron për të marrë trupin e pajetë në det. Me të mbaruar operacioni pritet që anija të mbërrijë në portin e Barit.

Nuk dihet fati i 179 prej tyre

“Për 179 persona nuk dimë fatin e tyre. Mendohet se këto persona janë drejtuar në Greqi dhe shpresojmë të jenë gjallë.” Deklaroi prokurori Giuseppe Volpe  duke shprehur sigurinë se në anije kishte pasur edhe klandestinë.

“Jemi të sigurtë që në bord ka pasur klandestinë dhe frika jonë është se mund të gjejmë të tjerë trupa të pajetë në anije.”

Pas 40 orësh ankth e tmerr, mes të ftohtit, tymit dhe flakëve që kishin përfshirë “Norman Atlantic”, në udhëtimin nga Greqia drejt Italisë ajo që është e sigurtë është numri i personave të shpëtuar.  Autoritetet italiane flasin për 427 persona të shpëtuar, mes tyre dhe 44 italianë.

Ministria jonë e Mbrojtes deklaron se 18 shqiptarët që u shpëtuan nga trageti dhe që u shpëtuan nga anija “San Giorgio” po shkojnë drejt Brindizit, ku do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore.

Mes 10 viktimave janë identifikuar trupat  e pajetë të 3 italianëve. Nisin hetimet për komandantin e anijes.

SHKARKO APP