FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedia në autostradë/ Humb jetën shoferi, dyshohet se pësoi infarkt! 12 të plagosur shtrohen tek Trauma

Një aksident tragjik u regjistrua këtë të martë në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e qendrës tregtare QTU, me pasojë humbjen e jetës së shoferit, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Në mesin e tyre është edhe një fëmijë. Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit dhe dyshohet se shoferi ka pësuar një infarkt. Autobusi i përfshirë në aksident i përket linjës së Beratit.

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, jep të dhënat e para të aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku bëri me dije se bilanci i ngjarjes është rënduar. Sipas Vatocit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve raportohet edhe një fëmijë, i cili ndodhet gjithashtu në gjendje të rënduar.

”Konfirmohet se autobusi nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, por ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Deri më tani janë konfirmuar 15 të plagosur, mes tyre edhe një i plagosur rëndë. Ka gjithashtu edhe fëmijë të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë”, u shpreh Vatoci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për 5 minuta, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, pas marrjes së informacioneve për aksidentin tragjik të ndodhur në aksin Durrës-Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Të gjithë jemi informuar për një aksident të rëndë të ndodhur në autostradë, dhe në raportime flitet për jetë të humbura. Kështu që do ishte mirë ta ndërprisnim 5 minuta seancën, edhe për të marrë më shumë informacion. Besoj që edhe zoti Leskaj dhe të tjetër janë dakord, që të marrim më shumë informacion”, kërkoi Balla.

Lexoni edhe:

Aksidenti tragjik në autostradë, Drejtuesi i Policisë Rrugore jep të dhënat e para

Aksidenti tragjik në aksin Durrës-Tiranë, ndërpritet seanca plenare në Kuvend

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?