Tragjedia në Durrës, Haxhinasto: Kodi Rrugor duhej të ndryshonte brenda 24 orëve, të mos sillemi sikur i kemi jetët e tepërta
Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto thotë se Kodi Rrugor duhet të ishte ndryshuar brenda 24 orëve, referuar ngjarjes së rëndë të regjistruar dje në Durrës ku dy të mitur u përplasën për vdekje nga një automjet që drejtohej nga një shofer i dehur.
”Iniciativa për ndryshimin e Kodit të ishte e menjëhershme. Jemi dëshmitarë se Kushtetua ka ndryshuar për 48 orë. Kodi duhet të ndryshonte brenda 24 orëve që të forcoheshin masat që ngjarja e djeshme Durrësit të mos përsëritet.
Drejtimi i mjetit në gjendje të pirë është tentativë për vrasje në çdo sekondë. Aksidenti me pasojë vdekjen është vrasje e paralajmëruar.
Duhet reflektim në investimet që bëhen në infrastrukturën publike. Duhet forcuar policimi rrugor, kriteret e dhënies së patentave. duhet forcuar cilësia e testimit të shoferëve të rinj. Jetët e shqiptarëve po pakësohen nga emigracioni dhe rënia e popullsisë. Të mos sillemi me jetën sikur i kemi të tepërta”, tha Haxhinasto.
KOHA JONË SONDAZH

