Tragjedia në Greqi! Tsipras shpall 3 ditë zi kombëtare dhe jep mesazhin prekës
Aktualitet Bota E Enjte, 19 Gusht 2021 05:46
Si pasojë e zjarreve masive që morën dhjetra jetë njerëzish dhe lënduan qindra të tjerë, kryeministri Aleksis Tsipras ka shpallur zi kombëtar treditor. Gjithashtu ai u shpreh se asgjë dhe askush nuk do të harrohet.
“Asgje dhe askush nuk do të harrohet”, është shprehur Tsipras.
Ai shprehu respektin e tij të thellë dhe njohu përpjekjet e zjarrfikësve, marinës, vullnetarëve dhe të gjithë atyre që morën pjesë në operacionet e shpëtimit.