Tragjedia në Shkodër: Nuk i dhanë vajzën për nuse, i riu plagos tre familjarët e saj

Një i ri nga Shkodra ka vendosur të hakmerret mbrëmjen e sotme ndaj familjes, që i mohoi dorën e vajzës që kërkonte për nuse, duke derdhur mbi prindërit e saj dhe kushurirën e mitur, një breshëri plumbash.

Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 21:00, tre persona nga e njëjta familje janë plagosur me armë zjarri dhe për momentin, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar në Spitalin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerile, në vendin e quajtur Livalle. Personat janë qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodheshin në shtëpi. Sipas policisë, të plagosurit janë çifti i bashkëshortëve Vat dhe Gjyste Guri, 46 dhe 45 vjeçe dhe mbesa e tyre 12-vjeçare E.Guri ndërsa autori i dyshuar është 24-vjeçari Mikel Thani, banues në lagjen Partizani të këtij qyteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, të plagosurit janë qëlluar me breshëri automatiku nga jashtë banesës së tyre nga Fani, i cili këmbëngulte të martohej me vajzën e familjes Guri, por i ati i saj nuk kishte pranuar që kjo martesë të bëhej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me të marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë, efektivë të Policisë së Qarkut të Shkodrës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit të krimit.

DEKLARATA E POLICISE SE QARKUT SHKODER

“Më datë 30.12.2014, rreth orës 21.00, në lagjen Guerile, në vendin e quajtur Livalle, janë plagosur me armë zjarri, shtetasit: V G, vjeç 45; Gj.G, vjeç 45; E.G, vjeç 12, banues në Kiras(Guerile), të cilët ndodhen në Spitalin e Shkodrës e për momentin, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar për këtë ngjarje ështe shtetasi Mikel Thani, vjeç 24, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër. Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?