Tragjedia që tronditi vendin, qytetarët e Durrësit dalin në protestë: Ku është drejtësia?

Këtë të mërkurë, banorët e Durrësit janë mbledhur në një marshim përkujtimor dhe protestues për dy të miturit që humbën jetën tragjikisht në aksidentin fatal të së dielës. Ngjarja e rëndë, e cila ka tronditur mbarë opinionin publik, ndodhi pasi Nikoll Radaçi drejtonte automjetin në gjendje të dehur, duke shkaktuar aksidentin fatal.

Marshimit i janë bashkuar familjarët e viktimave, të afërm, si dhe dhjetëra qytetarë të Durrësit, të cilët kanë zgjedhur të shprehin dhimbjen dhe zemërimin e tyre përmes kësaj proteste paqësore. Të pranishmit mbajnë në duar pankarta me mesazhe të forta, ku bie në sy thirrja: “Ku është drejtësia?”, duke kërkuar përgjegjësi dhe ndëshkim maksimal për autorin e dyshuar.

Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë me vendosmëri, duke siguruar që raste të tilla të mos përsëriten dhe që drejtësia të vihet në vend për viktimat e pafajshme. Ndërkohë, protesta pritet të vijojë edhe në orët në vijim, si shenjë solidariteti dhe presioni qytetar për transparencë dhe llogaridhënie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?