Tragjedia. Schumacher tani peshon më pak se 45 kg

 

Nga ai 29 dhjetor i mallkuar i 2013-ës Michael Schumacher ka humbur 25 kilogram dhe tani peshon më pak se 45 kg. Shpenzimet mjekësore të kampionit të Formula 1 llogariten në 13.5 milion euro. “Progresi në shëndetin e Schumacher është për fat të keq shumë i ngadaltë. Nuk duken mrekulli  në horizont” – ka thënë një burim pranë familjes për “Daily Express”. Informatori që ka preferuar të mbetet anonim (dihet që është një person shumë i afërt i stafit mjekësor që kujdeset më Michael) nënvizon se 46-vjeçari është ende i paaftë të flasë apo të ecë dhe shpesh ka një njohje te paktë për ambientin që e rrethon. Michael pësoi një incident duke bërë ski në Meribel, të Francës më 29 dhjetor 2013. Gjendjen e tij po e ndjekin një grup prej 15 fizioterapistësh. Lidhjet mbahen me profesorin Jean-François Payen sipas të cilit do të duhen edhe 3 vjet për të parë ndonjë përmirësin te 7 herë kampioni i botës.

SHKARKO APP