Tragjike, babai shqiptar aksidenton për vdekje vajzën 18 muajshe
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku babai shqiptar ka aksidentuar për vdekje vajzën e tij 18 muajshe, teksa ishte duke parkuar makinën e tij. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mazzarrone, provincë në Catania në familjen Xhafkollari.
Mediat italianë shkruajnë se Emanuela Xhafkollari vdiq pasi u aksidentuar nga babai i saj 33 vjeç Erjon Xhafkollari, teksa po parkonte makinën Audi A4 me targa shqiptare.
Vogëlushja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga rrota e pasme e makinës e cila i kishte prekur kokën.
Kjo tragjeti ka shkaktuar shqetësim të madh si në familjen Xhafkollari edhe në komunitetin shqiptar që jeton në këtë zonë.
Sipas rindërtimit të skemës nga policia italiane, familja shqiptare sapo ishte kthyer në shtëpi si çdo mbrëmje. Përpara se të fuste makinën në garazh 33-vjeçari kishte zbritur gruan dhe vajzën nga makina. Por në një moment, vogëlushja i ka shpëtuar mbikëqyrjes së nënës, duke u zhvendosur në garazhin ku babai i saj ishte duke parkuar makinën.
Menjëherë dy prindërit iu drejtuan spitalit me shpresën se vajza do të mbijetonte.
33-vjeçari do të hetohet për vrasje, ndërsa familja është goditur nga hidhërimi dhe ndodhet në gjendje shoku.
KOHA JONË SONDAZH

