Një i ri është gjetur i vdekur në banesën e tij në Korçë. Viktima është identifikuar si E.ZH. Paraprakisht policia dyshon se vdekja e 33-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrore.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës së mjeko-ligjorëve.