Tragjike në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

Një 15-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një ngjarje të rëndë të regjistruar rreth orës 10:00.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i mituri mund të jetë ndikuar nga uji i ftohtë, por rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga hetimet.

Sipas policisë, adoleshenti ka pësuar infarkt teksa po notonte brenda në pishinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?