Tragjike në Itali/ Shqiptari i vë flakën partneres italiane, të dy rëndë në spital (Foto)
Një 25-vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij italiane 42-vjeçare, nënë e një vajze, kanë pësuar djegie të rënda, pas një zjarri që përfshiu në orët e vona të mbrëmjes apartamentin ku jetonin Në një fshat mes Gaifana dhe Nocera Umbra.

Por mediat italiane shkruajnë sot se hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë për një tentativë të mundshme vrasje. Nga të dhënat e para dyshohet se shqiptari ka tentuar të djegë me një bidon benzinë gruan italiane, me të cilën bashkëjetonte. Hetuesit thonë se kanë gjetur gjurmë benzine brenda apartamentit, por nuk dihen shkaqet e këtij akti ekstrem.

Të dy kanë pësuar djegie në dy të tretat e trupit të tyre, ndërsa në gjendje më të rëndë ndodhet gruaja. Duke u nisur nga gjendja e rëndë shëndetësore e tyre, vështirësohet edhe hetimi.

Polica është duke mbajtur nën survejim shqiptarin, ndërsa për bashkëjetuesen e tij italiane nuk ka shumë shpresa që mund të mbijetojë.
/BW

