FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjike në Shkodër! 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodër, ku një 27-vjeçare me inciale M.S ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj, për shkak të kompozicioneve shëndetësore.

E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?