Tragjike, një burrë hidhet nga një pallat në Korçë
Një burrë ka tentuar që ti japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Ngjarja e rëndë ndodhi në Korçë, gjatë paradite.
Ende nuk dihet se kush është personi rreth 65 vjeç, por ai është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Burimet policore thanë se ai është hedhur nga një lartësi e madhe, por aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Kanë nisur hetimet për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e arsyeve të ngjarjes së rëndë.

