Traileri merr flakë në orët e para të mëngjesit. Çfarë thotë policia

Një trailer ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit në fshatin Tragjas të Vlorës.

Për pasojë, automjeti që është në pronësi të një 34-vjeçari është djegur pjesërisht.

Ende nuk ka detaje se si ka rënë zjarri, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e djegies së automjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 14.01.2021, rreth orës 06:35, në fshatin Tragjas, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht traileri i markës “Man”, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?