FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho i dërgon një mesazh presidentit Duka

Në një mesazh për presidentin e FSHF, trajneri kuqezi Sylvinho i premton Armand Dukës se do të përpiqen sërish për të pasur një tjetër vit të suksesshëm.

Sylvinho: Përshëndetje president! Shpresoj që gjithçka të jetë mirë! Para së gjithash, për mua është një kënaqësi të jem trajneri i Kombëtares dhe të falenderoj shumë për besimin, edhe që ju kam njohur ju dhe familjen tuaj të bukur tashmë prej dy vitesh. Ndoshta do të shijojmë një vit të bukur siç kemi pasur deri më tani me kualifikimin e Europianit. Do të punojmë fort! Një përqafim, president!

Armand Duka: Sylvio është drejtues i ekipit dhe i suksesit të 2024-ës. Është një personazh që unë e kam thënë edhe herë të tjera, vërtet shumë korrekt dhe shumë i përkushtuar, është trajneri që jeton në Shqipëri në ndryshim nga trajnerët e tjerë të huaj që kemi pasur ne dhe për atë, edhe për ekipin rezultati nuk ka ardhur rastësisht. Ai, stafi i tij dhe ne ëndërrojmë gjithmonë Botërorin, po punojmë shumë për këtë dhe uroj që ta arrijmë, pse jo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?