Trajneri i njohur i përgjigjet akuzave për kurdisje të ndeshjes në Botëror
Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, ka hedhur poshtë sugjerimet se skuadra e tij është kënaqur me një barazim, pas një ndeshjeje spektakolare 3-3 ndaj Algjerisë, rezultat që siguroi kualifikimin e të dyja ekipeve në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës.
Ky rezultat ishte i mjaftueshëm që Austria të kalojë si e dyta në grup, ndërsa Algjeria u kualifikua si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta, por gjithçka u vendos vetëm në një fund dramatik, ku të dy ekipet vazhduan të kërkonin golin e fitores deri në vërshëllimën përfundimtare.
Pavarësisht se barazimi ishte rezultat i mjaftueshëm për të dy kombëtaret, Rangnick ka mohuar çdo ide se ndeshja është luajtur për një rezultat të tillë.
“Në këtë ndeshje, kur ke një 3-3, askush nuk mund të supozojë se ka pasur marrëveshje, sidomos pas asaj që pamë në 90 sekondat e fundit”, deklaroi ish-trajneri i përkohshëm i Manchester United.

Rangnick gjithashtu theksoi minutat e fundit si provë se asnjëra skuadër nuk ishte e kënaqur me barazimin.
“Kush e ka parë 15 minutat e fundit e kupton që nuk kishte asnjë shenjë se lojtarët donin të mbanin rezultatin. Të dy ekipet kërkonin fitoren”.
“Në minutën e 93-të, askush nuk mund të thotë se dikush kishte planifikuar të shënonte gol tjetër”.
“Ndoshta 1-2 lojtarë të Algjerisë mendonin për barazim, por nuk besoj se pjesa tjetër e skuadrës, dhe sigurisht as ne, e kishte atë qëllim”, përfundoi ai./Telegrafi/
KOHA JONË SONDAZH