Trajneri i Zvicrës: Me Shqipërinë vuajtëm deri në fund
Pas fitores 1 me 0 përballë kombëtares shqiptare, trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic tha se “ekipi i tij e meritonte fitoren”.
“E merituam fitoren. Megjithatë të mundje Shqipërinë nuk ishte aspak e lehtë,” tha Petkovic.
Trajneri i përfaqësues helvete thuri lavde për djemtë e De Biasi-t duke thënë se “ata zhvilluan një ndeshje të mirë”.
“Lojtarët e kombëtares shqiptare bënë një ndeshje shumë të mirë. Paraqitja e tyre ishte dinjitoze, gjë që na bëri të vuajmë deri në fund për të marrë 3 pikët”.
KOHA JONË SONDAZH

