Trajneri serb: Atmosfera në Tiranë ishte fantastike, si në ndeshjet mes Boca Juniors dhe River Plate në Argjentinë!

Mediat serbe vazhdojnë ti bien gërnetës së zhurmës se gjoja “futbollistët serbë sa nuk vdiqen në Tiranë prej mizorisë së tifozëve”. Ndërkohë trajneri serb përgenjështron akuzat e medias së vendit të tij.
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, është rikthyer të flasë për atmosferën e krijuar në “Arenën Kombëtare” gjatë barazimit 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë, pas komenteve të tij fillestare që u interpretuan në mënyra të ndryshme në mediat serbe.
Stojkoviç theksoi se komentet e tij fillestare lidheshin vetëm me atmosferën sportive dhe se nuk ishte qëllimi i tij të bënte deklarata politike:
“Unë nuk jam politikan. Fola për një atmosferë futbolli, si në ndeshjet mes Boca Juniors dhe River Plate në Argjentinë. Nuk është e nevojshme të më japë kush leksione për patriotizmin. Dua të udhëheq Serbinë dhe këta djem me krenari.”
Tekniku vlerësoi gjithashtu organizimin e ndeshjes, duke shtuar se çdo gjë ishte “fenomenale nga ana logjistike”.
Pavarësisht debateve mediatike që pasuan, Stojkoviç u përpoq të shmangte polemikat, duke e kthyer vëmendjen te loja dhe performanca e skuadrës së tij në fushë.