Trajnim amerikan për Policinë Kufitare në luftën kundër kërcënimeve ndërkufitare

Ambasada e Amerikës në Tiranë, bën me dije se Njësia Hetimore Ndërkombëtare e SHBA ka përfunduar një trajnim të specializuar me Policinë Kufitare të Shqipërisë, me fokus në rritjen e kapaciteteve për identifikimin e dokumenteve të paligjshme dhe vlerësimin e riskut.

Trajnimi është përqendruar në teknika praktike për zbulimin e falsifikimeve dhe forcimin e aftësive profesionale të efektivëve në terren. Ambasada thekson se përmes rritjes së ekspertizës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, synohet përforcimi i përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër kërcënimeve ndërkufitare.

“Njësia jonë Hetimore Ndërkombëtare përfundoi së fundmi një trajnim të specializuar me Policinë Kufitare, duke u përqendruar në teknikat praktike për zbulimin e dokumenteve të paligjshme dhe forcimin e aftësive të vlerësimit të riskut. Duke rritur ekspertizën dhe bashkëpunimin tonë, ne vazhdojmë të përforcojmë përpjekjet tona të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare dhe mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e kufijve tanë dhe sigurinë kombëtare”, thekson ambasada e SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?