“Trajtojeni Kosovën si shtet sovran”, Nesho për “Hagën”: Liderat kosovarë pre e presioneve

Diplomati Agim Nesho ka folur edhe për situatën e krijuar nga shoqërimet për në Hagë të ish-derjtuesve të UÇK.

Nesho fajësoi politikanët kosovarë, pasi sipas tij ata kanë rënë pre e presioneve të politikave të jashtme, situatë që u shfrytëzua prej tyre.

Nesho: Biden theksoi në Twitter “Trajtojeni Kosovën si një shtet Sovran”. Nga rreziku i propagandës, shërbimit të politikave dhe të vetëofrimit të liderave ballkanik për sukses në  politika të jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Politika e Bidenit që është një nga personalitetet kryesore të politikës së jashtme amerikane, një njeri që ka marrë pjesë direkt në konsesusin të Washingtonit për një politikë konsensuale për zgjidhjen e çështjes shqiptare kombëtare në Kosovë, një përkrahës i vazhdueshëm i çështjes shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtyre viteve që kanë ndodhur ndryshimet, Kosova në pamundësi për të bërë një politikë aktive, u fut në disa skena të ofruar nga Vuçiç dhe ata që e përkrahin rritjen e influencës serbe në Ballkan, siç është Rusia, për t’i ofruar Wshingtonit një zgjidhje të re. Washingtoni, në ndryshim nga administrata Biden që është marrë dhe më parë, ishte një vëmendje e momentit.

Liderat kosovarë ranë pre e presioneve të diplomatëve të caktuar si Grener, që bënë presion për të hequr forcat ushtarake, pranimin pa kushte të hiqet reciprociteti me Serbinë, që e ulte nivelin e sovranitetit të një vendi. Këto u shfrytëzuan dhe krijuan një situatë të tillë që u reflektua në rënien e një qeverie, siç ishte ajo e Kurtit, një qeveri me legjitimitet të plotë dhe me një votë masive nga elektorati kosovar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?