Transballkanikja, Rama në Vlorë: I dhamë zgjidhje shqetësimit të banorëve

Kryeministri Edi Rama inspekton aksionin e ndërmarrë nga IKMT në lagjen Kushtrimi në Vlorë, ku po prishen ndërtimet për ti hapur rrugën projektit për ndërtimin e "Transballkanikes".

Në fjalën e tij për mediat, Rama u shpreh i lumtur që më në fund ky projekt ka nisur, duke theksuar se i është dhënë zgjidhje edhe shqetësimit të banorëve të kësaj lagje për dëmshpërblimin e banesave të tyre që do të prishen.

Kryeministri nënvizoi se rruga e re “Transballkanike” që do të ndërtohet do të jetë konform standardeve evropiane.

Më herët, Kreu i Qeverisë  i shoqëruar nga Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj,  inspektoi situatën e pas përmbytjeve në këtë rreth.

Kreu i qeverisë i dhuroi çelësat e shtëpisë së rikonstrukuar një familje nga fshati Novoselë, banesa e cilës e dëmtua masivisht nga vërshimet e Vjosës.

SHKARKO APP