Transferimi i prokurorëve, ja dekretet e fundit të Nishanit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot transferimin e disa prokurorëve.

Kështu, referuar nenit 93 të Kushtetutës dhe ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” dhe me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Kreu i Shtetit dekretoi:

– Çlirim Shahinin, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, transferohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnjë.
– Albert Murçaj, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, transferohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër.
– Erjon Shqarrin, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, transferohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.
– Klodian Brahon, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
– Pranvera Pustinan, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
– Arenc Çelen, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
– Sonila Muhametaj (Domi), aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, emërohet prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

SHKARKO APP