Transferohet nga 302 grupi Shullazi, Emiljano zëvendëson Gjutën në Elbasan
Drejtoria e Burgjeve transferon nga burgu 302 i sigurisë së lartë në kryeqytet grupin e Emiljano Shullazit. Transferimi mësohet se është bërë rreth orës 18:00 të pasdites së sotme.
Sipas burimeve nga kjo Drejtori, Emiljano Shullazi është dërguar në paraburgimin e Elbasanit dhe do të qëndrojë në sektorin “Vip” ku ka qëndruar më herët Vladimir Gjuta.
Sakaq Gilmando Dani është dërguar në burgun e Fushë Krujës, ndërsa Blerim Shullazi në paragurgimin 313 tek “Jordan Misja” në Tiranë.
Ndaj tre te akuzuarve rëndojnë vepra të rënda kriminale.
Ata u shoqëruan në polici pas kërcenimit të kandidatit për rektor Mynur Koni fillimisht për të dhënë sqarime dhe më pas ndërhyrjes së Prokurorit të Përgjitshëm ndaj Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij u vendos arrestimi, si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal ndaj të cilat rëndojnë rreth 6 akuza
KOHA JONË SONDAZH

