Transferuan 11 milionë euro/ Policia jep detaje për arrestimin e dy personave: Paratë ishin me burime kriminale

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin “Coast to coast”, ku u vunë në pranga dy persona, të cilët transferuan 11 milionë euro nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.

Njoftimi:

Tiranë/Pas 1 viti hetim, finalizohet operacioni policor i koduar “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u zhvillua në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada, vihen në pranga 2 shtetas.

Vijojnë hetime të thelluara, për të përcaktuar burimin e kundërligjshëm të parave, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë, shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në këtë skemë kriminale.

Gjatë operacionit “Coast to coast”, në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga Gjykata e Tiranës, mbi kërkesën e Prokurorisë, u vunë në pranga shtetasit A. M., 41 vjeçe, banuese në Lezhë dhe D. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.

SHKARKO APP