Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 09:47 Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili 37-vjeçari L. Tabaku, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismailit, dhe I. Çelo, 40 vjeç, janë arrestuar në Greqi me qëllim…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Transformohet qendra shëndetësore e Vorës, përfitojnë mbi 36 mijë banorë

Aktualitet E mërkurë, 8 Janar 2020 13:36
Transformohet qendra shëndetësore e Vorës, përfitojnë mbi 36 mijë banorë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qendra shëndetësore e Vorës është transformuar tërësisht, me një investim prej 60 milionë lekësh, pjesë e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, me mbështetjen e qeverisë zvicerane nëpërmjet projektit “Shëndet për të Gjithë”. Nga ky investim i ri përfitojnë shërbime me standard të lartë rreth 36 mijë banorë të Vorës dhe zonave përreth. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizituan këtë qendër të transformuar tërësisht, e cila gjithashtu do të jetë pjesë e revolucionit dixhital që ka nisur me fillimin e vitit 2020 në shërbimet publike.

“Kjo qendër është e 180-ta e përfunduar, ndërkohë që 120 të tjera do të fillojnë këtë vit, ku kemi planifikuar gjithashtu edhe qendrat e prekura nga tërmeti të rehabilitohen,” shprehet ministrja Manastirliu. Në këtë qendër të sapo përfunduar ashtu sikurse në të gjitha institucionet e tjera shëndetësore, nga 1 janari, 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale ofrohen online, duke eliminuar burokracitë dhe radhët në sportele për qytetarët. Nga karta e shëndetit, tek referimi elektronik dhe ripërcaktimi i vizitës, apo ekzaminimit online, tashmë aksesohen nëpërmjet platformës e-Albania, duke shmangur burokracitë dhe sorollatjet e qytetarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Para 1 minute
Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës

Para 33 minutash
Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 28 tetor 2026

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 28 tetor 2026

Para 53 minutash

“Kemi shmangur çdo burokraci në lidhje me kartën e shëndetit, sepse ajo tashmë aksesohet online. Mbi 30 mijë shërbime kryheshin në vit vetëm për aplikime, riaplikime kartash. Këtu në Vorë 1 herë në javë bëhej ky shërbim,” shprehet ministrja e Shëndetësisë. “Janë lehtësuar shërbimet. Radhët janë eliminuar,” pohon një nga mjeket e qendrës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri Edi Rama duke vlerësuar ndryshimin cilësor që ka pësuar kjo godinë, deklaroi se një transformim të tillë do të pësojnë në Vorën e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, të gjitha banesat e dëmtuara. “Kur kam qenë këtu përpara ka qenë një katastrofë. Në Vorë mrekullia e vërtetë do jetë rindërtimi. Janë shumë godina për t’u shembur. Do bëjmë një gjë shumë të bukur në Vorë”, deklaroi Kryeministri.

Ministrja Manastirliu u shpreh se nëpërmjet portalit e-Albania, të gjitha rezultatet e kontrollit mjekësor bazë mund të shihen online, ndërsa risia nga 1 Janari është ripërcaktimi i datës së vizitës, apo ekzaminimit nga vetë qytetari, nëse nuk i volit, apo ka nevojë të ndryshojë datën e përcaktuar tek mjeku. “Prej një viti e pak ekzaminimet elektronike, referimi elektronik bëhet direkt nga mjeku i familjes te mjeku specialist, por ajo çfarë është shtuar tani në paketën e re të shërbimeve online është ripërcaktimi i vizitës, apo i ekzaminimit. Janë 6000 veprime në ditë, apo 1.2 milionë veprime në vit që kryhen në total për skedulime, vendosje date konsulte, apo ekzaminimi, ndërkohë që rreth 2 mijë në ditë që nuk realizohen për arsye objektive. Vetë qytetari nëse e humb e ka këtë mundësi nëpërmjet riskedulimit që tashmë është vendosur nëpërmjet portalit e-Albania,” theksoi ministrja.

Ndërsa drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karcanaj deklaroi se deri në fund të vitit do të shtohen edhe 24 sërbime të tjera online në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Ne jemi duke ecur me shërbimet e reja te Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kemi 10 shërbime të reja që shtojmë deri në qershor të këtij viti. Dy janë shërbime të rëndësishme me vulë elektronike: masa e ndihmës ekonomike dhe masa e pagesës së aftësisë së kufizuar. Janë 24 shërbime të tjera pastaj deri në fund të vitit. Të gjitha autorizimet do i kalojnë aplikimet vetëm online dhe ministrja ka vendosur që edhe për akreditimin e institucioneve shëndetësore aplikimi të jetë vetëm online brenda vitit,” deklaroi drejtorja e AKSHI-t, Karcanaj.

Kryeministri qetësoi edhe punonjësit duke deklaruar se asnjë vend pune nuk do të preket, pasi të gjitha shërbimet që ato kryenin më parë tashmë do të jepen online. “Ju e keni kuptuar këtë gjë, se, në fillim u krijua ideja që recepsionistë e sportelistë do ikin nga puna se do bëhet online. Jo. Ju do jeni këtu online që t’u shërbeni atyre që nuk do vijnë më këtu. D.m.th., nuk ka më t’i thuash atij që vjen, “shko se të mungon kjo”, apo “ta kanë bërë gabim këtë”. Çfarë ka dokumente që janë të shtetit do t’i merrni ju për personin”, tha Kryeministri.

Etiketat e lidhura

edi ramaOgerta Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili
Para 1 minute

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Para 19 minutash

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë
Para 23 minutash

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës
Para 33 minutash

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet autori i dyshuar i Egli Progës

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 12 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 11 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 11 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 12 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.