Transporti ndërqytetas të hënën në protestë

Ditën e hënë në të gjithë vendit do të pezullohet transporti ndërqytetas. Përfaqësues të shoqatës kombëtare të Transportit Ndërqytetas i kanë rikujtuar ministres Belinda Balluku që të reagojë sa më parë në lidhje me kërkesat e tyre.

Operatorët kërkojnë që të krijohen stacione të ndërmjetme mbi bazen e marrëveshjeve midis operatorëve, të luftohet konkurrenca e pandershme dhe të pezullohen gjobat e vëna padrejtësisht.

Përfaqësuesit e shoqatës Kombëtare të transportit ndërqytetas, Leonard Shanaj dhe Eneo Sulejmanaj i kanë dorëzuar ministres 10 ditë më parë kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare dhe i kanë lënë afat deri në 15 prill por edhe pse jemi vetëm një ditë para Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk ka kthyer asnjë përgjigje duke rrezikuar në këtë mënyrë që të paralizojë të gjithë transportin ndërqytetas në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?