Transporti, nga nesër rifillojnë të gjitha shërbimet në sportelet e Tiranës e Durrësit

Nga nesër rifillojnë shërbimet në sportelet e drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në qytetet e Tiranës dhe të Durrësit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njofton se nga data 14 prill, DPSHTRR rifillon të gjitha shërbimet në sportelet e DRSHTRR, në Tiranë dhe Durrës.

Sportelet do të qëndrojnë të hapur nga e hëna në të premte, nga ora 08:00 deri 16:00. Ndërkohë që aplikime mund të bëhen online për të shmangur radhët në kushtet e masave mbrojtëse kundër COVID-19, njofton DPSHTRR.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?