FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Transporti rrugor, Gonxhja: Investime për rritjen e cilësisë së shërbimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të kryejë investime me qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët. Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja bëri të ditur se investimet me fondet e vetë institucionit synojnë krijimin e kushteve optimale për qytetarët e subjektet për rreth 1 milionë shërbime e praktika në vit. “Jemi tashmë pak ditë nga fillimi i punimeve edhe për rikualifikimin dhe ribrandimin, krijimin e kushteve optimale për qytetarët e subjektet për rreth 1 milion shërbime e praktika në vit që kryejmë te DRSHTRR Tiranë por edhe për punonjësit e sistemimin e arkivave dhe gjithë investimin në pajisje, rrjete, siguri! Gjithçka nga fondet e DPSHTRR, duke riinvestuar çdo fitim si ent për t’ia rikthyer publikut në cilësi shërbimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?