Transportimi i parave nga bankat me rregulla të reja, Qato: Do shoqërohen me blinda!

Grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë në Rinas krahas problemeve të sigurisë së brendshme të aeroportit nxori në pah dhe boshllëqet ligjore të cilat duhet të përmirësohen në funksion të garantimit të transportit të parave.

Altin Qato, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë në polici, sqaroi për Tv Klan se është duke u diskutuar në nivel ekspertësh, përmirësimi i udhëzimit të ministrit të brendshëm të vitit 2015 për funksionimin e shërbimit privat të sigurisë fizike për transportin e parave.

Do të ketë kategorizim në pesë nivele sipas dhe sasisë së vlerës që do të transportohet. Çdo  vlerë monetare duhet të transportohet me blind. Do të jetë e nevojshme që eskorta të jetë me dy blinda edhe me tre blinda në mënyrë që nga përvoja shoqëruesit e blindit të parave të mos sulmohen nga agresorët. Pas ngjarjes së Qafë Kashari , kemi dërguar një letër porosi që të gjitha SHPSF që marrin vlera monetare nga bankat për t’i transportuar në një destinacion tjetër njoftohet policia tek salla operative.”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me ngjarjen e Rinasit Qato shprehet se Shoqëria private e sigurisë fizike ka qenë konform ligjit deri tek dera e aeroportit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne po analizojmë që drejtuesi i mjetit nuk ka patur leje për të hyrë brenda nga TIA, drejtuesi i mjetit duhet ta kishte autorizimin para se të nisej. Argumenti i parë është që kompania ka patur disa kaleca transporti.”

Për sa i përket zgjidhjes së situatës në Rinas, Qato thotë se një grup i posaçëm pune po punon për një paketë të re masash, që përfshin policinë e po ashtu edhe aeroportin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?