Transportonin klandestinë drejt Malit të Zi kundrejt 120 eurove, pranga shqiptarit dhe irakenit

Një i ri nga fshati Tapizë e Tiranës dhe një tjetër i ri iraken janë arrestuar në flagrancë për  “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Operacioni policor i koduar “Irakiani”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit H. S. 22 vjeç, banues në Irak dhe E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Tapizë, Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Rruga e Lulashpepajve”, në fshatin Hot të  Malësisë së Madhe.

“Janë kapur në flagrancë me mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga  shtetasi E. V., i cili në bashkëpunim me shtetasin irakian H. S., po transportonte 14 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës 120 euro për person, me destinacion final vendet e BE-së” njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit H. S. iu gjetën 1940 euro, të cilat ia kishte marrë shtetasve të huaj që po transportonte.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SHKARKO APP