Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 28 vjeçar i cili akuzohet se ndihmonte kundrejt fitimit kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit R.K, 28-vjeç i cili po lëvizte me mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili transportoi kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.12.2020, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, pasi është konstatuar nga forcat e Policisë, në fshatin Dardhas, Pogradec, me mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?