Transportuan 31 kg kanabis nga Tirana në Elbasan, 4 në pranga

Katër persona janë arrestuar në Elbasan, pasi akuzohen se kanë transportuar një sasi drogë prej 31 kg të llojit kanabis sativa  nga Tirana në Elbasan

Të arrestuarit janë:

Malvin  Kamberi,  27 vjeç, banues në Tiranë
Julian  Laçi,  29 vjeç, banues në Tiranë
Nazmi  Sylejmani, 51 vjeç banues në Prishtinë Kosovë
Robert  Haderi, 51 vjeç banues në Tiranë

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia informon se: Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në fshatin Bradashesh gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë,  është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës  materiale 31 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”, dy  automjete dhe tetë telefona celularë të markave të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar  nga  neni 283/2  i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?