“Transportuesi” në Tiranë vë në pranga 56-vjeçarin, i dyshuar për posedim me qëllim shitje të një sasie kanabis

DVP Tiranë/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transportuesi”, nga Komisariati i Policisë Nr. 3.
Po transponte 8 kg e 45 gramë kanabis në automjetin e tij, sasi të cilën dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen, vihet në pranga 56-vjeçari.

Sekuestrohen 8 kg e 45 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis, automjeti dhe 1 armë gjahu pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasit T. Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gramë kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP