Tranzirat; Erdogan dëbon rreth 3 milionë refugjatë sirianë nga Turqia?
Situata e tensionuar në Turqi hedh pikëpyetje të mëdha lidhur me fatin e miliona refugjatëve Sirinë, që përgjatë pesë viteve të fundit kanë ardhur në Turqi.
Më shumë se 2.7 milionë refugjatë sirianë janë të regjistruar në Turqi, shumë prej tyre jetojnë në kampe të mbipopulluara. Shumë prej tyre kanë qenë duke u përpjekur për të lënë Turqinë. Në mars, Turqia arriti një marrëveshje me BE-në, që do të përshpejtohej zgjidhja e refugjatëve sirianë në Europë, nëse Turqia do të lejojë emigrantët të kalojnë nëpër ishujt grekë. Me situatën politike në Turqi, fati i marrëveshjes është i paqartë.
Udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë thënë se ata do të mbajnë marrëveshjet ndërkombëtare të Turqisë. “Vlefshmëria e të gjithave marrëveshjeve dhe angazhimeve tona ndërkombëtare janë të ruajtura. Ne dëshirojmë të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me të gjitha vendet e botës, janë shprehur në një deklaratë të lëshuar nga Türk Silahlı Kuvvetler (Forcat e Armatosura turke).
Më parë në korrik, presidenti Recep Tayyip Erdogan, objektivi i grushtit të shtetit, bëri një propozim të guximshëm dhe të diskutueshëm duke ofruar shtetësi për refugjatët sirianë në vend por deri më tani fati i tyre mbetet enigmë!
Burimi: Quartz/R.SH
KOHA JONË SONDAZH

