Trashëgimia Kulturore-Ramës: Po fsheh projektin e stadiumit

Forumi për Trashëgiminë Kulturore ka reaguar nga Kryeministrit Rama. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Rama u dha kritikëve të projektit të stadiumut: Qorra!.

Forumi i kujton Ramës se nuk ka bërë ende publik projektin. “Këtë projekt deri tani e kemi parë vetëm ti. Mbetemi në pritje që institucionet shtetërore (dhe jo personat private) të japin shpjegime rreth problematikës së mbrojtjes se trashegimise kulturore dhe historike”, shkruhet në statusin e tyre në facebook.

Sakaq, Forumi për Trashëgiminë thotë se jemi në pritje që Bashkia e Tiranes të organizojë një seance degjimi dhe keshillimi publik rreth ketij projekti. Në pritje qe Ministria e Arsimit dhe Sportit të shpjegoje se pse shteti shqiptar po heq dore nga investimi me i rendesishem ne 100 vjet per sportin, duke ia lene ne dore nje privati”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?