Tre makina përplasen në ”Rrugën e Kombit”. Ka të lënduar

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit këtë të shtunë, në afërsi të Fanit. Nga pamjet në vendin e ngjarjes shihen mjetet e shkatërruara në anë të rrugës.

Me të mbërritur në vendin e aksidentit, policia ka bllokuar për pak momente të gjithë qarkullimin në këtë rrugë dhe më pas ka hapur njërin krah. Është kërkuar gjithashtu edhe ndihma e zjarrfikëses për të nxjerrë nga makina personat e lënduar, që paraprakisht raportohet se kanë marrë të lehta në trup.

Policia po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet dhe lagështia në rrugë janë arsyet e përplasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?