Tre muaj pas tërmetit tragjik, Kalaja: Selektivitet edhe te ndihmat, shpërndahen te militantët e PS

I ftuar në Syri TV, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën me zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Kalasë, ndryshe nga qeveria, aktivisti deklaroi se, si grup kanë pranuar vetëm ndihma jomonetare, ndërsa akuzoi se shuma e dëmeve e publikuar nga qeveria është joreale.

“Dëm joreal, i fryrë pasi nuk e kanë argumentuar ku janë zonat. E kanë shfrytëzuar këtë fatkeqësi për të vjedhur. Do të ketë abuzime. Pas tre muajsh nuk dimë ende ku dhe kur do të ndërtohet.  Në Turqi u treguan më të drejtëpërdrejtë, deri në dhjetor të 2020 gjithçka do të mbarojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të marrim rastin e tërmetit në Korçë, ku pati dëme më të vogla, u ndërtua ndonjë shtëpi? Tani kemi 3 qarqe. Nuk mundëm të rindërtojmë Korçën aty ku njerëzit flenë ende në çadra, si mund të rindërtojmë tani?”, u shpreh Kalaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

A ka ndërtime selektive?

“Jetojmë në Shqipëri. Një qytetari që është opozitar nuk ja kanë klasifikuar dhe ja kanë dhënë një njeriu të tyre. Madje edhe te ndihmat ka patur selektivitet. I kanë ndarë te lagjjet ku mendojnë se do të marrin vota”, akuzoi më tej aktivisti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?